>
LETERSISHQIP

Një Përrallë

Ra një yll,
nga kupa e mbushur qiellit.
Në flakën e tij,
ndeza cigaren ballkonit të ftohtë.
Nuk shpreha asnjë dëshirë,
por ti,
shkëlqimit të tij i vodhe magjinë natës së gjatë.
Ashtu u ule mbi qepallat e mia,
tek më zinte gjumi.

Magjia e yllit, thonë, 40 ditë zgjat.
Fill pas të dyzetave u ngrive dhe ti,
u zbeh shkëlqimi i puthjes dhe fjalës.
Tani, mundohem të gjej pak pluhur yjesh,
të të stërpik sipër si zanat,
e të të shoh edhe njëherë,
ulur mbi qepalla…
Pastaj ik, shko në terr,
se yjet bien veç një herë…