Agim Shehu
Udhë Në Kosovë
Kosovë e bukur, gjak i fryrë,
çdo hap i hedhur – drithërime!
Erdha dhe mbeta…kisha hyrë
në vëndin bosh të zemrës sime.
Një pendë qé sipër një bregu
na pa, e sytë mbi ne i ngrinë.
Vetura-erë me targë mjegull
po na tërhiqte në Prishtinë.
Fushat po shtyheshin karshi,
vraponin të na përqafonin:
"Po rri, kthehu të çamallemi,
ku shkon kaq shpejt o bir" më thonin.
Degët e pemëve si duar
tunden lëndinë më lëndinë.
Malet – baladë e pambaruar
nga ato që i dimë e s’i dimë.
Kosovë, e bukura, e serta,
çdo hap i hedhur – drithërime.
Hyra në gjirin tënd dhe mbeta…
Isha diku në zemrën time.
çdo hap i hedhur – drithërime!
Erdha dhe mbeta…kisha hyrë
në vëndin bosh të zemrës sime.
Një pendë qé sipër një bregu
na pa, e sytë mbi ne i ngrinë.
Vetura-erë me targë mjegull
po na tërhiqte në Prishtinë.
Fushat po shtyheshin karshi,
vraponin të na përqafonin:
"Po rri, kthehu të çamallemi,
ku shkon kaq shpejt o bir" më thonin.
Degët e pemëve si duar
tunden lëndinë më lëndinë.
Malet – baladë e pambaruar
nga ato që i dimë e s’i dimë.
Kosovë, e bukura, e serta,
çdo hap i hedhur – drithërime.
Hyra në gjirin tënd dhe mbeta…
Isha diku në zemrën time.
1971
Më shumë nga Agim Shehu
- Mulliri Pranë Degës
- Mustafa Matohiti, Shtatore
- Zanës
- Krisma E Avni Rustemit
- Si Ëndërr...
- Heroike
- Qylymi I Nënës Sime
- Helveti
- Imazhe Pranvere
- Zyrat E Tmerrshme
- Dora E Prerë
- Elena Gjika Mbi Majën 4000M Të Zvicrës
- Nxënësit Zviceranë
- Retë Refugjate?
- Karrikja Me Tri Këmbë Para Okb-Së Në Gjenevë
- Dëbora E Parë Në Gjenevë
Komente 0