Agron Blakaj
Babës Lis
Të vumë nën hije lisash, Lis
Ndër më t'mëdhenjtë aty me hije prore
Ta shohësh pranverën fushave kur dalldisë
E bjeshkët dimrave plot me stuhi bore.
Po, të vumë pikërisht në tënden tokë.
N'livadhin që kositje me babën tënd
Pranë nënës, të jesh kokë me kokë
Të pushosh me ta, gjithmonë në një vend.
Me flamurin që doje të mbuluam Lis
Që pushkën e kape, luftove për të
E tash ushtarë, miq e farefis,
Të thanë lamtumirë dhe qanë pa bërë zë.
* * *
Flladi do t'përkdhelë dhe vitet do kalojnë
Do sythojnë lisat e do shkunden prore
Edhe zogjtë e fushave o Lis do të kujtojnë
Edhe majat e bjeshkëve plot me stuhi bore.