Agron Blakaj
Shtatori Dhe Nëna
Nëna ime qepë qetë qetë
Një pëlhurë që kurrë s'do i vyen
N'vetmi, n'rreze t'hershmes vjeshtë
Merr frymë thellë dhe gishtat thyen.
Lokja ime n'prag dremitë
Baba shkoi, shtëpia heshtë
Thyen gishtat dhe fshinë sytë
N'vetmi, n'shi, t'ksaj t'hershme vjeshtë.
Një pëlhurë që kurrë s'do i vyen
N'vetmi, n'rreze t'hershmes vjeshtë
Merr frymë thellë dhe gishtat thyen.
Lokja ime n'prag dremitë
Baba shkoi, shtëpia heshtë
Thyen gishtat dhe fshinë sytë
N'vetmi, n'shi, t'ksaj t'hershme vjeshtë.
14 shtator 2022