>
LETERSISHQIP
Agron Blakaj

Deveja Dhe Gëzofi I Lepurit

Një erë flokët don t'mi shkulë
por kujtime dhunshëm m'mbjellë,
mbi një gërmadhë e ca gurë,
që dikur ishin kështjellë.

Frynë erëzeza, ulërinë plot zë
dhunshëm ngjallë çdo kujtim:
"Mos më "ngarko" se s'mundem më..."
Lutesha kot në përgjërim.

Ndali "topat ", ndal "ushtritë"!
"Armatë akuzash" tani t'thërras!
Mos m'i zëmëro ndërshmëritë,
se me ikje do të vras...

* * *
Ikje...

* * *
Do vuaj çdo ditë që tash do t'lindë
do shkrij ashtin çdo mëngjes,
do m'ngrysë mbrëmja me vetminë,
që ti t'jetosh me tëndin ves.
Deçan, 09 maj 2009