>
LETERSISHQIP

Ëndrra Në Shtjellën E Fatit Pa Krye

ose kur qeshim më mirë se një idiot
Të njëjtën ëndërr
e shohim në shtjellën e fatit pa krye
bredhim duke kërkuar veten e humbur
dhe pasi nuk arrijmë ta gjejmë askund
fillojmë t’i mallkojmë të tjerët
e ta hamë veten si prenë e kapur
gjersa bie nata me sy të verdhë
dhe kur zgjohemi në mëngjes
qeshim më mirë se një idiot.