>
LETERSISHQIP

Historia E Mësimit Të Keq

ose delja kryeneçe
Kur erdhi
në jetën me fytyra të Janusit
e mësuan
se një dele që ndahet nga tufa
e ha ujku
pastaj ai kurrë s’u nda prej saj
gjithnjë
duke e parë veten tek shtyhet
në torishtë
veç si dele e bardhë që kurrë
s’merr guxim
ndonjëherë të bëhet edhe dele
e zezë
të paktën për ta parë dikush
me sy tjetër
ose si dele kryeneçe që s’ndjek
udhën e ujkut.