>
LETERSISHQIP

Endrra Në Qiell

E keni parasysh
kur te kap nje gezim pa shkak
ashtu kot?
Ashtu isha sonte une,
fluturoja si balone
ngarkuar me endrrat e mia,
me deshirat qe s'u realizuan
kurre,
yjet i kisha prane, sikur i prekja,
rete luanin me mua
si topa bore,
ngazellesha pa ditur pse.,
kur zbrita poshte
isha shnderruar ne tjeter njeri,
ne nje zane qiellore,
syte me mbeten lart, ne qiell
e per cudi pashe nje yll te bjere,
s'pata kohe te them deshiren...
sa keq,
keshtu ndodh gjithmone
per dreq,
ndoshta yllit tim i pelqen
te luaje kukafshehti me mua,
por ma ploteson ndonje deshire,
thua te jete e vertete...?
Nuk e di, por sonte veten dua ta genjej,
ka raste kur genjeshtrat bejne mire...