>
LETERSISHQIP

Engjellit Tim

Kur rrezja e pare bie ngadale
Mbi ate qerpikun tend te zi
Hap syte e embel me buzeqesh
Sa bukur te ndrijne ata sy!

Ata sy qe aq embel me shikojne
E une dua te mbetem aty
Te shkrihem ne perqafimin tend
Kur thua "Mami te kam xhan, e di?"

I ndjej rrajhet e zemres tende
Me te mijat si gjaku te shkrihen
E koha do te doja aty te ndalet
Me mire se aty askund nuk ndihem.

Ti qe solle diellin ne jeten time
E qe me bere te rilind perseri
Ti qe me bere te besoj se ka Zot
Dije se jeta ime te perket vetem ty!