>
LETERSISHQIP

Perse Te Dehurit Me Kane Xhan

Mbreme me perqafoi nje i dehur
Qe prej vitesh e kam komshi
Me tha mes lotesh "Te kam moter"
Sa here pi, keshtu ben ai
Keshtu ben edhe Tukja
Nje pijanec qe vec "tape" rri
Gezohet qe e pershendes
E me thote "Je shpirt njeri"
Djalit "Dawn" qe i pelqen muzika
Vec prane meje i pelqen te rrije
Me thone shoqet, "Gjithe te metët
Pse kaq xhan te kane ty?"
Qesh me shoqet, s'me vjen keq
Vec lumturohem si femi
Ne kete bote dashuri po dhe
Me shume do te marresh dashuri
Kam hall, mos me merzitet Roza
Banakierja e barit ku kafene pi
Nuk le njeri pa permendur, do thote
Vec per mua nuk shkrove nje poezi...