>
LETERSISHQIP

Jeta

Një ditë
do të kthejmë kokën,
për të kujtuar gjithë hapat
që kemi lënë pas,
rrugën e gjatë që përshkuam,
rrëzimet dhe ngritjet
që na bënë
këta që jemi sot,
do të falenderojmë jetën
pa dhimbjet e pendesat
që na shoqëruan
përgjatë rrugës së saj,
sepse pavarësisht të gjithave,
jeta është e bukur
dhe duhet jetuar
deri në fund…