Albert Zholi
Atdheu
Atdheu është toka ku hapat i kam hedhur,
është zëri i gjyshërve që në zemër kam mbledhur.
Është deti që valët i përplas në bregëri,
është qielli që shtrihet mbi emrin Arbëri.
Atdheu është kënga që zemrën ma mbush me dritë,
është flamuri kuq e zi që valon ditë për ditë.
Nga trimëria e Gjergj Kastrioti Skënderbeu në histori,
te fjala e urtë e Naim Frashërit për dashuri.
Është dita e madhe kur u ngrit liria,
nga duart e Ismail Qemali që u ndez Shqipëria.
Është gjuha që rrjedh si këngë në çdo shtëpi,
është zemra që rreh për vendin tim – Arbëri.
Atdheu është e shkuara, dhe e sotmja që rron,
është e ardhmja që shpresën në zemër na mbjell e na zgjon.
Pa atdhe s’ka rrënjë njeriu, s’ka emër as nder,
se atdheu është toka, deti e qielli që na motivon përher

Atdheu poezi me zemer
Më shumë nga Albert Zholi
- Pulëbardha E Lirisë
- Elina, Vajza Nga Suedia, Që Dashuroi Djalin Nga Konispoli
- Vajza E Detit
- Lypësi Me Zemër Të Madhe
- Rruga E Shpirtit
- Cilat Janë Femrat?
- Gjakmarrja Duhet Të Marrë Fund
- Olta 2
- Dashuri E Humbur
- Kosovari
- Letra E Nënës
- Zonja Vasilika
- Artemisa
- Mashtruesi
- Progonati, Vendi I Bilbilenjve Të Shquar
- Largësia
Komente 0