>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Zëri I Përkushtimit I Ovp Të Lanç-It

Prej një viti e gjysmë në udhë pa ndalim,
nga jugu në veri, me shpirt e me betim,
kujtojmë beteja, dëshmorë e heronj,
që na lanë lirinë si amanet për sot.

Në çdo përkujtim, në çdo flamur të ngritur,
është OVP jonë dhe kujtesa e ndritur,
jo për lavdi boshe, as për përfitim,
por për historinë që kërkon përkushtim.

Por ka dhe nga ata që s’kanë hedhur një hap,
që s’kanë qenë kurrë në një ditë me ne bashkë,
pa asnjë aktivitet, pa asnjë kontribut,
kërkojnë poste e ndere, kërkojnë edhe “frut”.

Dhe më keq akoma, me fjalë që lëndojnë,
fyejnë e shajnë ata që punojnë,
harrojnë se nderi nuk blihet me britma,
por fitohet me punë, me djersë e me vepra.

O Zot, sa e rëndë kjo padrejtësi,
kur puna përbuzet e ngrihet zhurmë koti,
por koha i ndan, si drita me terrin,
ata që japin shpirt dhe ata që bëjnë dredhi.

Ne do vazhdojmë, pa u kthyer pas,
me nderin përpara, me historinë në ball,
se LANÇ-i nuk është një emër pa jetë,
por një zjarr që kërkon njerëz të vërtetë.