Albert Zholi
Dashuri E Ndaluar
Rustemi ishte një djalë i heshtur. Në shkollë rrinte gjithmonë në bankën e fundit, me kokën mbi libra, sikur fshihej nga bota. Shokët e tallnin që nuk fliste me vajza, që skuqej sa herë ndonjëra i buzëqeshte. Por askush nuk e dinte se zemra e tij kishte zgjedhur tashmë një figurë të vetme, të paarritshme. Shoqja e nënës. Ajo quhej Elira. Ishte elegante, me flokë të gjatë që i binin mbi supe si një perde e artë. Kur hynte në shtëpinë e tyre, sillte me vete aromë parfumi dhe një lloj drite që i ndryshonte ngjyrën mureve të zbehta. Fliste me zë të qetë, por krenari, dhe qeshte me një siguri që Rustemit i dukej si fuqi magjike. Ai e shihte fshehurazi, nga dera e kuzhinës, nga pas perdeve, nga pas librave që shtirej sikur lexonte. Në sytë e tij, ajo ishte modeli i femrës: e bukur, e fortë, e pakapshme. Nuk i dukej si gratë e tjera që qeshnin me zë të lartë apo bënin shaka boshe. Elira kishte një lloj trishtimi të bukur në sy, një thellësi që e tërhiqte.
Një pasdite, kur nëna doli për të blerë bukë, Elira mbeti vetëm me Rustemin. Ai ndjeu zemrën t’i rrihte si daulle. Ajo e pa drejt në sy.
- Pse më shmang gjithmonë, Rustem? - e pyeti me buzëqeshje të lehtë.
Ai nuk foli. Fytyra iu ndez. Por për herë të parë ngriti kokën dhe e pa gjatë. Në atë vështrim kishte adhurim, kishte mall, kishte një dashuri të pafajshme që ende nuk dinte si të quhej. Ishte gati ti hidhej…Po dalldisej…I kishte kaluar të 18-tat…
- Nuk të shmang… - pëshpëriti. -Thjesht… më dukesh ndryshe. Po, po ndryshe dhe nga vajzat e reja. Goja i erdhi vetiu. Ajo qeshi butë. -Ndryshe si?
— Si diçka që nuk mund ta prekësh. Vetëm ta shohësh dhe të kënaqesh…U skuq. U drithërua. Uli kokën.
Elira heshti për një çast. Qeshi. E pa me kureshtja nga lart poshtë. Në sytë e saj kaloi një hije mendimi. E kuptoi se ai nuk ishte më fëmijë. Se adhurimi i tij kishte marrë formë tjetër.
-Rustem, - tha me butësi, -disa njerëz janë aty për të të mësuar si të duash, jo për t’i pasur.
Ai e ndjeu si një goditje të lehtë në zemër. Por nuk ishte dhimbje e hidhur. Ishte një zgjim. Për herë të parë kuptoi se dashuria nuk është gjithmonë për të marrë; ndonjëherë është për të mësuar. Ajo u ngrit, i përkëdheli flokët si një mik i vjetër dhe doli nga shtëpia. Rustemi mbeti vetëm, por ndryshe nga herët e tjera, nuk ndihej bosh. Ndjente një lloj force të re brenda vetes. Në ditët që pasuan, ai filloi të fliste më shumë në shkollë. Të buzëqeshte. Të shihte vajzat jo si hije të një modeli të paarritshëm, por si qenie të ndryshme, me dritën e tyre. Dashuria për shoqen e nënës nuk ishte një histori për t’u përmbushur. Ishte një urë. Një hap i parë drejt

Dashuri e ndaluar një fabul interesante
Komente 0