>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Në Edicionin E 9-Të Të Festivalit Poetik

SI FITUES i “Trofeut – Libri i Artë i Festivalit” dhe Çmimit të Parë
-Në Edicionin e 9-të të Festivalit Poetik, “JEHONA SHQIPTARE”
NJË FALËNDERIM NGA UNË, ALBERT ZHOLI!
Ka momente në jetë kur fjala “faleminderit” merr një peshë më të madhe se zakonisht. Është një fjalë që nuk del thjesht nga mirësjellja, por nga mirënjohja e thellë. I tillë është edhe rasti im sot, si fitues në një ngjarje që nuk është thjesht një festival, por një festë e shpirtit dhe e identitetit shqiptar.

Shoqata kulturore-artistike “Jehona Shqiptare”, e themeluar në vitin 2007, ka dëshmuar ndër vite se është një vatër e gjallë e promovimit të vlerave tona kombëtare. Ajo nuk është vetëm një organizatë, por një mision në shërbim të kulturës shqiptare, duke mbrojtur, pasuruar dhe përhapur thesaret shpirtërore të kombit tonë, brenda dhe jashtë kufijve.

Në krye të saj, si Presidente Nderi, ka qenë një figurë e madhe e artit shqiptar, Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, e cila me emrin dha kontributin e saj, 15 vjet i ka çertifikuar gjithë talentët, si i dhënë kësaj shoqate një dimension edhe më të lartë vlerash.

Në Edicionin e 9-të të Festivalit Poetik, të titulluar “Antologjia Poetike Kombëtare e Jehonës Shqiptare”, u mblodhën krijues shqiptar nga 26 vende të botës – nga Amerika, Kanadaja, Italia, Gjermania, Australia, Anglia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë. Ishte një mozaik i vërtetë i shpirtit shqiptar në diasporë, një dëshmi se gjuha dhe arti ynë jetojnë kudo ku rreh një zemër shqiptare.

Rreth 200 poezi u përfshinë në këtë antologji, duke sjellë zëra të ndryshëm, por me një ndjenjë të përbashkët: dashurinë për kombin.

Për mua, ky vlerësim ka një rëndësi të veçantë. Marrja e “Trofeut – Libri i Artë i Festivalit” dhe Çmimit të Parë është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi. Një falënderim i veçantë shkon për jurinë profesionale me 10 anëtarë, e cila votoi unanimisht për çmimin tim. Ky besim më motivon të vazhdoj më tej me përkushtim në rrugën e krijimtarisë.

Ndihem i vlerësuar jo vetëm për çmimin e parë, të vlerësuar nga 10 anëtar Jurie online, (tepër profesional nga SHB-ja, Europa), që më vlerësuan vetëm nga titujt dhe leximi i poezive të mia pa emër autori, por edhe sepse në këtë Festival Poetik, aktori famoz Xhevat Limani me Zamira Korançen më dorëzuan Trofeun "Libri Artë" Unik të festivalit.
Admirim edhe për faktin që kjo shoqatë po bën një punë të jashtëzakonshme, shpeshherë duke plotësuar boshllëqe që duhej t’i mbulonte vetë shteti në mbështetje të kulturës dhe artit. Në këtë rrugëtim të bukur kulturor, një rol të pazëvendësueshëm ka luajtur themeluesja e shoqatës, Zamira Korançe. Ajo ka qenë gjithmonë aktive, e papërtuar dhe një organizatore e përkushtuar, duke dhënë një shembull të rrallë në organizimin e eventeve për krijuesit shqiptarë, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Puna e saj nuk ka qenë thjesht organizative, por mbi të gjitha frymëzuese. Zamira Korançe ka ditur të krijojë ura bashkëpunimi mes artistëve dhe poetëve shqiptarë kudo në botë, duke i bërë ata të ndihen pjesë e një trungu të përbashkët kulturor. Një vlerë e veçantë e kontributit të saj është mbështetja për krijuesit e rinj, të cilëve u ka dhënë hapësirë, besim dhe mundësi për t’u shprehur e për t’u promovuar.

Sot, të punosh për promovimin e artit dhe të krijuesve nuk është aspak e lehtë. Kërkon angazhim të vazhdueshëm, burime financiare, që mbështetje institucionale ska. Gjitjë ajo punë si pronotore e autore e Projektit, ka shumë përgjegjësi dhe mbi të gjitha pasion të madh. Pikërisht këtu qëndron merita e veçantë e saj: në këmbënguljen për të mos u ndalur, për të mos u lodhur dhe për të çuar përpara një mision që i shërben kulturës shqiptare.

Për këtë, Zamira Korançe meriton jo vetëm mirënjohje, por edhe vlerësim të veçantë si një figurë që i ka dhënë zë dhe jetë krijimtarisë shqiptare.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për institucione dhe iniciativa si “Jehona Shqiptare”, që e mbajnë gjallë frymën kombëtare dhe e çojnë atë përtej kufijve.

Me mirënjohje të thellë,
Albert Zholi