Albert Zholi
Në Takimin E Mbrëmjes Me Luanin
Ai: Ç’ke sonte?
Ajo. Hiç.
Ai: Diç ke se kështu nuk të kam parë kurrë?!...
Ajo: Më dhemb koka. ( Po sikur t’ia them tani’) Jo, jo ai nuk di gjë)
Ai: Ti më ke thënë se unë jam ilaç për çdo sëmundje … ( Do të jetë e vërtet ë ajo që më tha ai? Jo, jo).
Ajo: Do të më falësh sot, por nuk jam mirë me të vërtetë …
Ai: ( Ti them apo të pres edhe ca?... Le të më tregojë vetë se ç’ka bërë).
Ajo: ( Ç’bëra që nuk i tregova?! Tashti mu lidh në fyt, nuk flas dot?
Ai: Mos je zënë me njeri?
Ajo: Jo. ( bobo ç’bëra?!...)
Ai: Mos ke gjë për të më treguar: ( Kot po i bie në qafë...Ajo nuk më fsheh gjë...)
Ajo: Unë...( jo nuk mundem tashti është vonë...) nuk kam gjë për të thënë.
Ai: Asgjë! Asgjë? ( t’ja them më mirë c’më tha ai që e kish parë, pse ta mbaj brenda pa të vërtetë?!...)
Ajo: Asgjë!... ( tashti cdo gjë mori fund nuk mundem…një gënjeshtër mbyt dhjet të vërteta …)
Ai: Pa mendohu! ( kot po e rëndoj…)
Ajo: S’kam ç’të mendoj...nuk mendoj dot më...
Ai: Po profesorin?... Arjanin atë bukuroshin?...
Ajo: ( sytë iu mbytën me lotë ), Jo... nuk është ashtu, ndodhi por …
Ai:Si? Më gënjyen ata sy?... Po më gënjejnë?...
Ajo: Po...jo...oh...
Ai: Lamtumirë Doriana...Nuk i shoh dot sytë e gënjeshtërt...
Ajo: Joo...joo...
Ai: ( E humba një sy...e humba)
Ajo: të dy sytë nuk i kam më, nuk mund të shikoj...)
***************
Treni ndaloi. Në atë stacion Doriana do të zbriste. U panë në sytë e njëri-tjetrit.
Sytë e Doriana: Unë të dua akoma Luan... Faji ishte imi... ti u martove, por unë... Nuk i ndërroj dot sytë e tu... E di që jam kokforte. Inatçie
Sytë e Luanit: ( Nuk mundnin të flisnin asnjë fjalë... fjalët e fundit i kishin thënë atë natë tetori :" Lamtumirë Doriana. Nuk i shoh dot sytë e tu. Ti je kokforte dhe nuk munde kurrë ta kuptosh ndjenjën e vërtetë. Dashuria falet kur gjen të veçantën tek njeriu. Ti luan me ndjenjat e tjetrit. Luan edhe kur e din se gabon"). Vetëm një psherëtimë i rëndoi gjoksin...Jeta i kishte ndarë padrejtësisht për një koëkfortësi. Kokëfortësia e femrës është kështjella prej rëre që thyen dashuritë e bukura dhe të brishta...

Komente 0