Albert Zholi
Një Udhëtim I Pabesueshëm
Rrinim pranë kioskës ku shiten gazetat shqiptare. Pranë nesh ishte edhe një djalë te të tridhjetat. Flokët e ngritur përpjetë i kish mbuluar pluhuri. Edhe fytyrën të zverdhur. Herë pas here tështinte. Shikimet tona u ndeshën disa here, por nuk i dhashë rëndës. Më ngjante si të droguarit e metrosë. Kur po largohesha ai më pyeti: "Ka ndonjë hotel këtu pranë, të lutem?" Nuk e prisja të ishte shqiptar. Mezi po qëndronte në këmbë. Rrugës për në hotel nisi të më tregonte:
"Erdha me një maune greke. Jam nga Tirana. Të gjithë në shtëpi jemi pa punë. Lekë për të ardhur, si shumë të tjerë, nuk kisha. Një shoku im më telefonoi nga Athina dhe më tregoi aventurën e tij. Bëra dhe unë të njëjtën gjë. Ndoqa një maune greke që kish sjellë mallëra në Tiranë. Kur shkarkoi mallërat, u ngjita në gabinë e u fsheha te tënda. Një zot e di ç’kam hequr. Mezi mbahesha, hë të rrëzohem këtu, hë atje. Për bukë vdiqa. Ende nuk e besdoj se si kam arritur gjallë. Jam krejt i mpirë. Nuk besoj të kem shpëtuar pa ndonjë bronko. E kisha dëgjuar edhe një here tjetër këtë lloj kalim kufiri, por më dukej e pabesueshme."

Komente 0