Albert Zholi
Kosta
Atë ditë Fuati më dukej më i çuditshëm se kurrë. As i mërzitur, as i gëzuar. Nuk fliste por as qe i vemendshëm të të dëgjonte. Më telefonoi e më ftoi që të pinim një kafe tek Omonia. Shkova pa mëdyshje. U ulëm në një lokal. Fuati, i përhumbur nuk po fliste.
-Ore Fuat. Ç’dreqin ke sot? As mish, as peshk. Je bërë pamje për eksplorim të imët.
Doli nga mjegulla dhe më pa në dritë të syrit.
-As vetë s’di ç’kam. Sot kam përjetuar një moment të pabesueshëm. Siç e di, kam tre muaj që punoj me një bojaxhi grek. Jemi katër shqiptarë e një kurd. Ne shqiptarët thuajse i bëjmë të gjitha punët, ndërsa kurdi është për punë të vogla. Pronari-grek është fjalëpak e shumë serioz. Kur ikën për ndonjë punë të tij, si përgjegjës na le Kostën nga Gjirokastra. Me Kostën e ndjejmë veten më të frikësuar se me pronarin-grek. Gjithë ditën bërtet vend e pavend: "lëvizni duart, dembela, ju zuri gjumi, palo alvanozë!", se veten e mban për grek-disa breza. As cigare nuk na le të pijmë. Kur shihte pronarin nga larg i shtonte të bërtiturat. Kur pronari kontrollonte punën Kosta i shkonte nga pas e i flet në vesh, saqë ai e sheh me bezdi. Këto ditë puna ra. E ndjenim që, në mos sot, nesër, njëri nga ne do të largohej nga puna. Sot, kur na pagoi, pronari na tha:
-Siç e shihni puna ka rënë. Për tre-katër muaj do të jetë kjo gjendje. Dy vetë do të ikin nga puna-duke na pare në sy. Me të njëjtin shikim po na shihte dhe Kosta.- do të largohen përkohësisht nga puna: Muhameti(kurdi) dhe Kosta.
Ne mbetëm si të ngrirë. Kosta pa nga pronari dhe s’u besonte veshëve.
-Mos ngatërruat emrin tim?-pyeti ai pronarin me një ngërdheshje.
-Jo, jo Kosta, pikërisht ti do të largohesh. Mësohu t’i duash më shumë shokët.
-Kjo ishte e pabesueshmja e asaj dite-më tha Fuati dhe u kujtua të rrufiste kafen…

Komente 0