Albert Zholi
Një Skocez Në Kosovë
Ai zbriti në portin e Durrësit i veshur me kostum popullor, të ngjashëm me kostumet e malësisë së Shqipërisë së Jugut. Në atë turmënjerëzish, në tragetin Brindizi-Durrës, nuk kishte mundësi si të mos binte në sy ai njeri trupgjatë, simpatik e me një veshje krejt ndryshe. Të gjithë sa e shihnin u krijohej përshtypja se po kthehej nga ndonjë konkurrim folklorik jashtë shtetit, e pazakonte në këtë gjendje lufte që ishte në rajon..
Sa vuri këmbët në asfaltin e Durrësit, ai iu drejtua njeriut më të parë:
-Unë dua ven Drenica-fliste me një shqipe
-Po, e kuptova se ku do të shkosh. Edhe unë për aty jam nisur. Jam nga Kosova, emigrant në Angli. Do të shkoj në luftë.-i tha kosovari me një anglishte letrare.
I huaji u habit me të folurën e kosovarit. Ai e fliste anglishten si të ishte anglez. Aty në Durrës gjetën edhe shumë shqipfolës të tjerë, që kishin ardhur nga Amerika, Kanadaja, Maqedonia, Mali i Zi e të tjerë vende. Vëllezërit e lokal "Drenica" e kishin kthyer lokalin në qendër për grumbullimin e vullnetarëve të luftës së Kosovës. Naimi, njëri nga vëllezërit e pyet:
-Zotëri, edhe juve do të regjistroheni vullnetar për luftë?
I veshuri me kostum kombëtar ngriti supet dhe pa nga kosovari i anglishtes së bukur.
-Është skocez dhe do të shkojë në luftë. Veshja e tij është karakteristike e zonës së tij në Skoci. Ai do që të shkojë në luftë vetëm me këtë uniformë. Të katër vëllezërit ngritën supet të habitur. Kishin pritur shumë vullnetarë, por asnjë të këtij tipi-kombëtar.
-Është luftë e drejtë!-foli skocezi në shqip. Ishin të vetmet fjalë që dinte nga gjuha e popullit për të cilin do të luftonte.
Të gjithë sa ishin në lokalin "Drenica" sa e morën vesh u ngritën dhe e përqafuan. Tashmë të gjithë ishin të bindur se Lufta e Kosovës ishte ndërkombëtarizuar dhe po gjente përkrahje të gjerë. Pra fitorja ishte e sigurt.

Më shumë nga Albert Zholi
- Takohemi Në Kosovë
- Bisedë Me Një Rus
- Në Stinën E Çuditëshme
- Dua Një Flamur Shqiptar
- Burri Me Zemër Të Madhe
- Shqiptari Anonim
- Biznesmeni Sadik Tara
- Shqiptari Nga Amerika
- Në Tregun E Pireut
- Ndjenja Tronditëse
- Nën Ethet E Dashurisë
- Molla E Evës
- Hiret E Një Gruaje Bionde
- Dashuria Njerëzore
- Migena Si "Syri I Kaltër"
- Dikur, Vajza Kosovare
Komente 0