Albert Zholi
Në Stinën E Çuditëshme
Dimri i kësaj pranvere.
Skena rrënqethëse, ikje… Vetëm këto shikon përditë në ekranet e televizorit. Ikje nëpër natë e nëpër ditë. Dhe nëpër udhët e ikjes, sheh litarë-lotësh të padeshifrueshëm. Qan fëmija, por edhe plaku, edhe nuset, edhe nënat shamizeza qajnë. Kjo ikje e detyruar nuk ndodh as në Azi, as në Afrikë, por në Europë, aty ku zë fill vetë jeta e kontinentit plak. Dhe piku i kësaj ikjeje erdhi bashkë me pranverën e vitit 1999, kur shekulli i XX numëron muajt e fundit dhe bota e qytetëruar trumbeton me të madhe të drejtat e njeriut.
Stinë pranvere. Dimër në zemrat kosovare dhe i njëjti dimër në zemrat e gjithë shqiptarëve. Ç’është kështu kjo stinë?! Kjo dystinë-lufte që e përjashton emërtimin kalendarik është dimërpranverë…
Dy pyetje, dy pikaloti.
-Ku ikin kështu kosovarët babi?
-Ku të mundin, në Shqipëri, në Maqedoni…eh, po i zbojnë serbët.
-Si mund të zbohen njerëzit nga toka e tyre?-pyeti përsëri vogëlushja gjashtë vjeçare.
Isha te një shok atë mbremje. Po ndiqnim lajmet te CCN. Shihnim atë lumë njerëzish kosovarë, të detyruar nga armët serbe, të vërshonin te shteti amë. Me të njëjtin shqetësim i ndiqte lajmet dhe vajza e mikut tim Albana. Dhe kur s’e prisnim, i bëri ato dy pyetje babait. Por pyetja e dytë na ngurosi. Babai i vogëlushes pa nga unë. Unë ngrita supet. Më gjeti bosh ajo pyetje : "Si mund të ndiqen njerëzit nga vendi i tyre!" brenda trurit të fëmijës ajo pyetje ndoshta ishte një tog-pyetjesh që donin përgjigje. Një filozofi e tërë.
Kronikë e një dite gri tek Everesti.
-U takua Rugova me Milosheviçin.
-E pabesueshme, është montazh.
-Gjithë politika montazh është. Ai tha të ndërpriten bombardimet. Bota na ndihmon ne…
-Këtë s’mund ta bëjë vetëm një i marrë…
-Shekulli i marrëzive është, dale, dale…
-Po u tradhëtua edhe kësaj here kosova, vajti kjo punë, do të shkojnë dëm nëntë vjet luftë…
-Po NATO-ja e Amerika ç’thonë apo edhe ata habitemn si ne?
-Ç’po na dëgjojnë veshët?!

Athinë, 9 prill 1999
Më shumë nga Albert Zholi
Komente 0