Albert Zholi
Në Tregun E Pireut
Kushdo që ka shkuar në Pire është mrekulluar. Një vend me histori e me bukuri të madhe. Edhe pse është një lagje e Athinës, me shumë lagje, Pireun grekët e veçojnë dhe e mbajnë për qytet më vete. "Parajsa e zhytur në det" thonë për Pireun.
Historikisht Pireu ka qenë nga portet më të vjetër të Mesdheut e të botës. Historia e luftrave të Greqisë së Lashtë nuk mund të diskutohet pa të. Tashmë limanet e vjetër kanë mbetur me nga një pllakë historie në gjoks, për t’u treguar brezave se pa histori nuk ka zhvillim, nuk ka modernizëm.
Sa zbret nga vagonat e trenit elektrik përballesh me pamjen gjigande të portit, ku çdo ditë nisen dhjetra vaporë të mëdhenj për gjithë skajet e botës-lundruese. Në Pire ndodhen me dhjtera banka, me qindra dyqane të gjithëllojeve. Por në këto dekadat e fundit Pireu ka bërë emër edhe për tregun e famshëm të së dielave. Ky treg është i vetmi në Greqi (pas mbylljes së Manastiraqit më 1994) dhe në Europë. Kjo mbase lidhet dhe me traditën dhe nivelin ekonomik të Greqisë. Me njhë gjatësi prej 1, 5km., Tregu i Pireut mban brenda mijëra klientë nga e gjithë Greqia, turistë, kurreshtarë, pa llogaritur pastaj emigrantët, ku në gjithë orët flitet më shumë shqip. Në tetë orët e jetës së tregut nëpër të kalojnë mbi njëmilion vizitorë: blerës-shitës-shikues. Shqiptarët-tregëtarë janë si ndihmës të pronarëve grekë, por edhe tregëtarë të pavarur.
Të dielën e dytë të korrikut hyra në Tregun e Pireut për të blerë disa kaseta filmash shqiptarë. Edhe pse dielli të digjte, si në Athinë, tregu ishte plot e vetëm plot sa nuk mund të ecësh dot pa u kthyer brinjazën. Me një gazette "Labëria" në duar kaloja bango më bango. Befas dëgjova tingujt e një kënge:
"Bilbilejtë trembëdhjetë,
Vanë në litare vetë…".
Ishte kënga e Bilbil Shakos, që e vuri vetë litarin tek rrapi i Janinës, pa pritur dorën e dridhur të vrastarëve turq. (Thuhet se aty ku u varën trembëdhjetë Bilbilejtë çdo vit bien rrufetë). Sa mbaroi kënga u gjenda përballë dy të rinjve që tregëtonin kaseta me këngë labe.
-Nga jeni?-i pyes duke buzëqeshur.
-Nga Tepelena-më thotë më i madhi në moshë.
-Nxirrni gjë me këto kaseta?
-Sa të nxjerrim, po njerëzit nuk i kursejnë njëmijë dhrahmi për të kënaqur veten.
-Edhe unë e dua një kasetë me Bilbilejtë.
-Pse ka gazetë "Labëria"?-pyeti i gëzuar djaloshi tepelenas duke më parë gazetën "Labëria" në dorë.
-Të lutem të të dhuroj "Bilbilejtë" do më dhurosh "Labërinë". Më ka marrë malli të lexoj për Labërinë time.
-Gazetën do të ta dhuroj, por kasetën do e blej se kushton shumë.
-Lëri llafet, atë e di unë-foli i kënaqur tepelenasi.
U largova shumë i emocionuar. Ata edhe fitonin edhe mbanin gjallë dashurinë për vendlindjen, për këngën shqipe.
"Kënga është shpirti i kombit. Ajo këndohet në lindje, në dasma, por edhe në vdekje, kush harron këngët e tij s’ka më atdhè!".-më thoshte një shoku im poet nga Lunxhëria.
Dhe më recitonte disa nga vargjet e tij:
Kënga kur ka lindur,
Ç’thotë për të zemra?
Një ditëlindje kanë
Shqiptari dhe kënga…"

Komente 0