Albert Zholi
Biondina E Shpenguar
Një njohje e rastësishme me msn në internet më grishi drejt një takimi sa të veçantë, interesant, po aq dhe mbresëlënës. Një takim ndryshe. Jo se kisha ndonjë emocion, por këmbëngulja e vajzës që kërkonte takim ishte e vazhdueshme, më bënte paksa kureshtar dhe pse nuk është në natyrën time ky tipar. Vendin dhe kohën e takimit e kishte caktuar vetë Dela, pasi për ditë të tëra nuk rreshtëte së lëvduari librin tim të fundit me tregime. Për të treguar se ishte me sqimë dhe vajzë që frekuentonte lokalet tepër luksozë, takimin e kishte caktuar në orën 18-të në barin e Hotel "Sheraton".
I vendosur në një kënd të liqenit ai dukej sikur kishte një pozicion suprem dhe ishte ndër lokalet më të lakmueshëm të kryeqytetit. Çdo gjë në vendin e duhur të tregonte kontrastin me Shqipërinë tonë që prej vitesh është në një kolaps të tërë shkaktuar prej politikës së pandershme. Për atë takim u ujdisa të vishesha si zakonisht, në mënyrë të rregullt, pasi asnjëherë nuk jam treguar i pakujdesshëm në veshje, por edhe në shenjë respekti për gjininë femërore dhe adapt për ftesën. Disa ditë më pare Dela më kishte dërguar disa fotografi me e/mail, sikundër më kishte përshkruar me hollësi se si do të vishej, duke më bërë të ditur dhe parfumin që do shpërndante kurmi i saj. Çuditërisht kjo ndjesi flinte brenda meje, mbasi shumë femra i njihja edhe pa i parë, nga era e parfumit kur kalonin nëpër korridoret e institucionit ku punoja. Dela u shpreh se më njihte nga intervistat e shumta televizive. Kur hyra në bar e dallova menjëherë. Binte në sy që larg. Një biondinë e spikatur, me ngjyrat pranverore të modës që ia shtonin hijeshinë fytyrës. Jo si nordiket, por si ruset e stepave me tipare të qarta dhe plot dinamizëm. Ishe ulur në fund dhe priste duke lexuar një revistë. Kishte ardhur para meje në bufenë e Hotel "Sheraton" dhe kishte porositur një Sprite. Ku u afrova u ngrit në këmbë dhe u përqafuam si miq të vjetër.
U ula përballë saj. Ajo më kundronte me kureshtje dhe plot admirim. Kishte një buzëqeshje rrezëllitëse. Donte të hynte menjëherë brenda botës time me atë vështrimin e saj ngulmues që e bridhte tërë naze në gjithë kurmin tim. Ishim përballë njëri-tjetrit në barin pa klientë në atë orë. Adela kish realizuar më në fund një nga dëshirat e saj, takimin me një tregimtar që sipas saj janë njerëzit më interesantë, pasi hyjnë në të fshehtat shpirtërore njerëzore. Porosita një gotë verë dhe kur kamerieri e solli thuajse e piva me një frymë. Gota ime e verës thuajse mbaroi ndërsa ajo veç kish lagur buzët me "Sprite", dhe ndiqte me sy lëvizjet e mia, nga duart tek koka. Edhe unë i ngula sytë. E kam shumë të kultivuar shikimin e ngulmuar.
Nuk tërhiqem derisa të zhbiroj çdo milimetër të syve të njeriut që dua ta psikologjis. Dua me çdo kusht të hyjë në botën e tjetrit dhe pse deri diku jam tip i ndrojtur. Gjithmonë i mposht kundërshtarët me shikim, sidomos femrat. Admiruesja ime kishte sy të mëdhenj bojëqielli, buzë tërë tul dhe të kuqe si qershi të pjekura, fytyrë paksa të hequr që kur qeshte i formësoheshin dy gropëza të vogla që o zot sa hijeshonin, hundë të vogël (pipiruqe si çipolinua) të zgjeruar paksa në flegra, qerpikë të gjatë sa dukeshin se do më hynin në fytyrë dhe flokë të dendura të verdha. Një biondinë e lindur por e përforcuar me lyerje të vazhdueshme oksigjeni. Ngjyra e verdhë e flokëve i ndriste nga sytë e kaltër. Ishte e bukur, pikë. Për të mos thënë shumë tunduese. Edhe krehja e flokëve të saj për takimin ishte e veçantë. Ishte krehur sipas modës dhe bluza e saj e ngushtë shpërfaqte dukshëm gjoksin e saj të madh. Me sa shihja numri i recipetave duhej të ishte 5. Gjoksi ishte i fortë sepse dukeshin që recipetat nuk ishin tepër të shtrënguara si të atyre femrave që bëjnë çmos që gjokset tu duken të drejtë dhe të fortë.
Për herë të parë gjatë bisedës tonë ajo reciton një pjesë të shkurtër nga tregimet e mia sikur të donte të tregonte që nuk është fanse imja krejt rastësisht, me një lexim empirik dhe hidhu tutje. Jo. Madje më recitoi përmendësh pjesë të tëra të tregimeve të mia. Dhe nuk recitonte keq. Pjesët erotike i përshkruante me aq imtësi dhe me një plastikë të tillë fytyre që me të vërtetë thoshe, o zot kjo është aktore.
Buzëqesha dhe kërkova me sy kamerierin për të porositur një gotë verë të dytë. Jashtë natyrës time doja të pija për të mposhtur sikletin që po më shkaktonte biseda e pa konturuar. Gota e dytë e verës erdhi dhe papritur ajo reciton pjesë nga tregimi i dytë i librit me tregime nga të miat. Ka mësuar përmendësh disa thënie sidomos për marrëdhëniet mashkull femër, raportet dhe iniciativat. Ky është kulmi!! Thotë se e ka lexuar 5 herë librin tim të sapobotuar dhe është çuditur shumë, pasi sipas saj, askush nuk e mendon që unë mund të shkruaja në atë mënyrë. Pamja ime serioze dhe indiferente, nuk mund të bëj një prezantim të tillë krijues tek lexuesi. Dhe nuk ishte vetëm ajo që ka këtë mendim. Janë me dhjetëra lexues që janë befasuar nga mënyra e të shkruarit të librit të fundit me tregime. Madje miqtë e mi të afërm më shohin tashmë ndryshe. Me habi dhe mosbesim. Disa filluan të më largoheshin. Më mendonin feminist. "Është apo s’është ky vallë Albini që njohim ne, i qetë, i brishtë, i heshtur?
"-i thoshin njëri tjetrit disa nga ish-miqtë.
Ajo thyen mendimet e mia...
-E di si të imagjinoja?
-Jo!- i përgjigjem plot seriozitet.
-Hahaha! (qesh). Një mashkull ndryshe nga sa po kundroj. Të mendoja llafazan, shkatarraq, duhanxhi, pijanec, shakaxhi, shumë të qeshur. Ti je krejt e kundërta. Krejt. Shumë i qetë, i matur, me një shikim depërtues, që do dhe di të lexojë çdo pjesë së mimikës së fytyrës. Ke të zhvilluar buzëqeshjen. Por më shumë nënqeshjen.
Unë tunda kokën, ndërsa ajo fliste dhe më shikonte duke buzëqeshur. Fytyra i mori një pamje engjëllore dhe disi provokuese. Qerpikët tulateshin nën vështrimin e saj si det plot shkumë. Unë vendosa dy duart mbi tavolinë ndërsa ajo kundronte tërë kureshtje duart. Se hiqte që se hiqte vështrimin nga gishtërinjtë që dridheshin lehtazi. Nga ky vështrim i ngulët as që e humba toruan. E dija që dhe duart i kisha ndryshe nga meshkujt e tjerë. Me gishtërinj të hollë, të butë dhe të lëmuar si mermer. Ndoshta në vetëdijen e saj vriste mendjen sesi ato gishtërinj mund të kishin shkruar tregime kaq erotike, me atë delikatesën dhe finesën që tregonin para syve të saj.
Pa teklif më prek dy gishtërinjtë e mesit të dorës së djathtë. "Sa çudi!. Si ka mundësi që nga prekja në tastierë e këtyre gishtërinjve të dalin tregime të tillë. Duken shumë të butë për të treguar detaje që kërkojnë forcë, " tha me shpoti. Po më habiste. Dukej si një femër e rrahur me botën mashkullore. "Mos është ndonjë prostitutë" mendova me vete. "Jo." Ndryshova rrëmbimthi mendimin. Prostitutat janë ordinere në fjalë dhe sjellje. Edhe në biseda me tipa si unë nuk ndryshojnë. Janë vetvetja. Janë të paturpshme, flasin me fjalë të ndyra, tregojnë rëndom historitë e udhëtarëve të përditshëm mbi trupin e tyre. Para disa vjetësh një ish i njohuri im, më kish ftuar rastësisht në një klub në Athinë (Omonia) të ulesha në një tavolinë me to.
Meqë isha vetëm dhe ai ishte mes tre femrave bukuroshe i pranova me bezdi këmbënguljes së tij. Pranova duke tërhequr këmbët zvarrë. Nuk më pëlqen të sajdis femra që nuk i njoh. Sa u ula ato filluan si në korr të më mbysnin me pyetje. Nga isha, a kisha të dashur, a kisha vizituar ndonjëherë një shtëpi publike, kë shtëpi publike frekuentoja, kush nga të trija ishte më seksi etj. Oqean fjalësh, jo lumë! S’isha i zoti të ruaja as ekuilibrin. Pa thënë as faleminderit u çova dhe dola. Nuk bëja pjesë tek ata burra që frekuentonin prostitutat. Nuk e mendoja dot si një burrë mund të shkoj me dikë në këmbim të parasë. Dhe nga eksperiencat e shkrimtarëve dhe të njerëzve të ditur e dija që kulmi i kënaqësisë vjen kur seksi është i lidhur me ndjenjën. Isha një mashkull kaq i mikluar nga femrat dhe kaq i suksesshëm sa nuk më binte kurrë të kisha nevoja kaq ordinere në jetë.
-Dale Albini pse ike, -më tha disa herë ish shoku, por unë as e ktheva kokën pas. Prostitutat qeshën të tria në korr me largimin tim.
Fansja ime s’ishte e tillë. Ishte e llastuar dhe donte shoqëri me njerëz të artit që i ngjallnin emocion. Ishte sqimatare por dhe e dëshiruar nga një ndjesi e fshehtë. Herë pas here kafshonte buzën e poshtme. Meqë e njihja mirë "body languige" e mora me mend që dëshironte të puthej. Një vegim më erdhi ndër mend. E tërhoqa me marifet dorën të cilës ajo i kishte shtrënguar gishtërinjtë. Kishte shumë njerëz që më njihnin. Për pak çaste heshtje. Shiheshim në sy. Ngulmoj shikimin drejt gotës me verë.
Ndjehesha në siklet. S’dija ç’të bëja! Ajo nuk m’i ndante sytë dhe pas pak pëshpëriti:
- Më ke çuditur me mentalitetin tënd!
Flet në mënyrë letrare, ngatërruar paksa me dialektin tiranas dhe kjo e bën tërheqëse në sytë e mi. Nuk e fsheh. Gjithmonë më ka pëlqyer të bisedoj me femra inteligjente tiranase, pasi janë të ëmbla në bisedë, të edukuara, deri diku pa paragjykime. Kanë një lirshmëri dhe janë luajale me veten që të dalldis. Dallohen lehtë nga femrat e tjera të Shqipërisë. Për disa arsye...Jo se femrat e Durrësit, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Sarandës, Tepelenës, Fierit, Elbasanit që kam njohur bien më poshtë nga bukuria apo intelekti. Jo! Ato kanë të veçantat e tyre. Dialekti ose theksi i ëmbël paksa lozonjar tirans pa sforcime i bën të duken interesante, pavarësisht nga pamja e jashtme. Unë si gjithmonë edhe pse pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në Tiranë, kësaj here nuk bëj asnjë përpjekje për të fshehur theksin tim paksa jugor nga ku kam origjinën dhe pse pak skam jetuar në atë zonë. Ajo më ndërpret mendimet:
- Albini, në gjithë qenien tënde ti ke diçka interesante,
- thotë ajo me atë zërin e ëmbël të dialektit tiranas letrar, që të ledhaton nervat.
Vajzat e jugut sidomos ato sarandjote kanë marrë erën dhe ngjyrën magjepsëse të detit ndonëse janë shumë të bukura u mungon pak ajo finesa prej femre për shkak të dialektit paksa të ngatërruar me greqishten dhe krenarinë e shtirë si femra konservatore, kurse tiranaseve e folura i bën të duken shumë të këndshme, por dhe shumë lozonjare, që të tërheqin dhe nuk të ngopin.
Përsëri pa asnjë përpjekje për të fshehur origjinën time prej labi të thekshëm i them:
- Unë jetoj per qejfin tim dhe s’ka shume rëndësi nëse me kuptojnë të tjerët, kam apo skam diçka interesante. Interesante për mua është që të bëj diçka brenda natyrës sime dhe ideve të mia.
Ndërkohë, padashur i ngul sytë tek gjoksi i saj dhe jashtë natyrës sime prej kryeneçi dhe të vështiri bëra përpjekje ta ngacmoja. S’doja të më merrte për një njeri të rëndomtë që nuk di ti përgjigjet bisedës, apo ti japë xhevap për çka kërkon.
-Po çuditem dhe unë me ty. Nuk je një femër e zakonshme. Ti je një nga ato femra që çdo mashkull do të donte ta zgjaste pa fund bisedën. Biseda e këndshme është ura lidhëse e çdo miqësie të re. Doja ti bëja dhe ndonjë kompliment më shumë, por natyra ime e rezervuar më bëri të tërhiqem. Në një tregim që po bëja këto ditë më ishte ngulitur në mendje shprehja"Para portretit tuaj femëror mund të përulej dhe tundohej çdo mashkull, kushdo qoftë, ashtu siç mund të bëhej vetëm përballë një Princeshe", por për momentin mu duk e tepërt. Do më dukej vetja si një mashkull që për herë të parë sheh një femër simpatike dhe e gjuan pa teklif. Kur në të vërtetë ishte e kundërta.
-Hera e parë që më flasin me këtë gjuhë, shoku! -tha ajo duke zbuluar dhëmbët e bardhë si rruazë. Me fjalë të tilla të zbukurohet dita dhe qenia femërore. Në përgjithësi meshkujt nuk dinë të flasin edhe kur janë të dashuruar.
- Këtë se di. Mos vallë ju femrat e dini më mirë? S’kam ndjekur asnjëherë bisedat mes meshkujve dhe femrave të dashuruara. Je e dashuruar?
- E dashuruar! Aha. Jo. Kam pas dy njohje të lehta. Ku ka çuna sot! Ka meshkuj... Janë bajatë. S’dinë të sillen. Duan t’u rrish sus. Dinë sa të të shtinë në dorë pastaj të përdorin si duan vetë. S’kanë seriozitet. Qeshin me të madhe, bërtasin, flasin me fjalë të pista, fyejnë. Mashkulli duhet të jetë sa serioz po aq dhe komunikues. Ku gjen mashkull të flasë me këtë gjuhë si flet ti. Duket sikur bisedon me perëndinë. Po ti? Fjalët e pista thuhen vetëm në dhomën e ëndrrës së errët pa kufij dimensionalë..
- Mundohem të mos bie asnjëherë në dashuri...
- i thashë pa lëvizur aq qerpikun.
- Uaa..sa mirë. Si? -dhe fytyra i shkëlqeu.
- Pse mirë? - e pyeta unë natyrshëm
- Eh, dashuria duhet...por martesa, mënyra e të lidhurit si karrocë, telashet, grindjet, rregullat, normat, përgjegjësitë.
Pastaj ty nuk të shkon martesa..
- Pse?
- Sepse mendoj se kurrë nuk do gjesh femrën e vërtetë. Të gjitha do jenë si koketa. Më mirë i lirë. Ti je shpirt rebel. E shoh tek tregimet dhe shkrimet e tua. Ti do liri, liri, hapësirë, rrallë femra mund ta kuptojnë botën tënde të brendshme. - Të të pyes?
Qesha. Nuk doja ta fyeja sepse ajo pyetjet ende si kishte ndërprerë.
- Me të vërtetë i ke provuar të gjitha ato lloj skenash erotike që ke shkruar në tregime?
Për një çast heshta. S’dija si ti përgjigjesha. Disa po, disa jo. Janë imagjinatë. Apo të huazuara nga tregimet e shokëve apo shoqeve, apo kolegëve...
- S’të besooooooooooooj...Jooooooooooooo...Po si jetove ato s’ka zot që i bën. Pikëëëëëë...! Uau! Duken të përjetuara imtësisht. Kur i lexon duket sikur je dhe ti si lexuese pjesë e tregimit.
- Po ti i ke bërë shumë prej tyre?
- Jo! Ku dinë meshkujt tanë të tilla bukurira seksi. Dinë vetëm në sulm para. Edhe në futboll bëhet nxemje, aha. Meshkujt këtu e kanë mendjen tek pija, tek llafet, nuk i përkushtohen seksit me ndjeshmërinë më të madhe njerëzore si një akt dashurie të vërtetë por edhe fisnike. Sa do të doja të gjeja një burrë që ti kishte këto cilësi që biseduam. Ose më mirë të them të dashur. Edhe mua më zë tmerri kur mendoj se do zë të dashur si më parë... Nuk e di nëse ekzistojnë meshkujt e tregimeve të tua... -dhe lëshoi një ufffffffffff!
- Si thua ti ekzistojnë meshkuj kaq të kompletuar?-më pyeti pa mbaruar shfryrjen.
- Mendoj se po, dhe pse janë shumë të rrallë, ekzistojnë.
- Ti vetë, je ashtu si ke përshkruar tregimet?
Qesha. Bile me nota paksa të larta. Fliste sikur të ishim të dashur.
-Unë...jo jo... Aspak. Jam shumë serioz dhe selektiv. Kaloj në raporte të tilla kur njoh ndonjë femër të veçantë që të di ti besoj, por dhe të arrij ta kuptoj..
- Të ka ndodhur të njohësh?
- Jo!
- Ua... Si? Me të vërtetë? Po ato që ke shkruar...Pse si të duken femrat shqiptare, pasi ti ke shkruar shumë për femrat greke, ruse, bullgare... s’ke njohur femër të vërtetë shqiptare?
- Mos vallë lashë hije dyshimi për gënjeshtër?
- Se di...O zot, sa e ngatërruar kjo botë, - tha ajo dhe ktheu gotën me një frymë. Dukej sikur ziente përbrenda. Faqet iu skuqën.
- Do të mjaftonte buzëqeshja dhe shija e buzëve të tua që shumë meshkuj shqiptarë të mendonin se ekzistojnë dhe femra të tilla shqiptare. Por ende nuk mund ta them përfundimisht. Për të arritur kënaqësinë totale çdo mashkull, i rregullt, do të duhej të gjente inteligjencë, së dyti bukurinë, pastaj, delikatesën dhe këndvështrimin e jetës. Janë elementë që ndihmojnë në raportet intime ndërmjet femrës dhe mashkullit.
-Hahaha!
Ajo qeshi e lumtur.
- Aman, lëri këto. Më duket sikur po lexoj tregimet e tua. Pas pak dalim nga lokali dhe afrohemi tek makina
-T’ju çoj me makinë në shtëpi-e pyes me xhentilesë.
- Sa bukur. Edhe unë me makinë kam ardhur, por të jesh shoferi im qoftë dhe një moment do ishte kënaqësi. Më bëj një xhiro. Dua të provoj dhe bisedën tuaj në makinë. Keni disa përshkrime për raportet seksuale në sediljet e makinave. Janë me të vërtetët tërheqëse për vetë faktin se kanë shumë imagjinatë. Pasi ç’mund të bësh brenda një kuadrati të vogël të makinës? Dhe qeshi.
-Unë po e lë këtu makinën. Më bë një xhiro ku të duash, ku të dojë qejfi dhe pastaj më sill këtu. Vazhdo sa ke kohë të lirë. Ndeza kasetofonin dhe në kabinë përhapen tingujt e një këngë popullore të këngëtares Maya për babanë. Është një këngë që më mbështjell të gjithin. Më mbërthen, gozhdon. Më bën të ndihem sikur kalëroj mbi det. Me këtë këngë shkoj çdo mëngjes në punë.
- E di që të pëlqejnë këngët popullore. Edhe mua. Kanë shumë timbër dhe dëshirë për jetë..
- E mban mend atë pjesën e tregimit që shkon në Motel? Dhe fillon e përcjell si recitim...Jam në mëdyshje.
Më pas përshëndetemi, përqafohemi dhe puthemi në dy faqet...
-Do të doja të qëndroja më tepër pranë teje, ose të të ftoja ne Hotel, por sot është hera e parë. Thyhen shumë ëndrra. Duket qëllim në vetvete. Ja them këto sa për ti dalë borxhit.
-Pse si the që herën e parë? -më thotë duke u kthyer nga unë dhe duke vënë dorën mbi timen në timon.
Timoni ndërroi drejtim. Ajo qeshi, ndërsa unë u zverdha. Djersë të ftohta më përshkruan trupin. Në fakt s’kisha asnjë dëshirë ta zgjasja muhabetin dhe pse ishte femër e bukur dhe interesante. Aq më tepër atë mbrëmje nuk doja të ishte bionde, jo vetëm ajo, por asnjë femër që do të mund të takoja. I kisha hapur belanë vetes me librin "Hiret e një gruaje bionde". Se di. Sepse tashmë kudo që më takojnë më thonë "Hë ç’thonë biondinat?" Unë tund kokën dhe them me vete "eh ç’më gjeti...!"
-Do kthehemi, - i thashë. - Nuk dua të jem sot me femër bionde në makinë.
- Po e di. Po të më njihje më mirë do ta kishe lënë të dashurën apo gruan tënde për mua.
- Me një fjalë ti do që të njihemi më mirë?
- Po!-thotë dhe qesh. Rrotulloj makinën me shpejtësi dhe për disa minuta arrijmë tek Rogneri.
- Ti je vajzë e llastuar dhe të shkojnë vendet e shtrenjta dhe të shenjta. Unë eci natyrës i shpenguar...Si pëlqej kolltukët e sfungjertë. Pa dashur filloj një monolog. Flas dhe shikoj atë...Përcjell një pjesë tregimi...

Më shumë nga Albert Zholi
- Rruga E Shpirtit
- Cilat Janë Femrat?
- Gjashtë Sy
- Gjaku I Gjashtë Viteve
- Dy Vjet Pa Gjumë…
- Lypsi Që Nuk Është Lypës
- Zonja "Malboro"
- Petagogu
- Kanarina
- Nëna, Ose Arkivoli Bosh Në Anë Të Udhës
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
- Zonja Nga Athina
- Ah! Beso, Beso
- Më Varrosni Me Shami Në Kokë…
- Vetmini
- Në Dhomën Nr-6-Të Të Një Shtëpie Publike
Komente 0