Albert Zholi
Për Ty
Diell apo hënë? Ditë apo natë?! Dimër apo verë? Vjeshtë apo pranverë?! Nuk e di ç’është! Kam humbur sensin e ndjeshëm të stinëve. Gjithë ditët më duken njëlloj, gri, të zymta, të gjata, pa ngasje dhe motiv. Përpij me sy çdo formë që ndesh, natyrore a njerëzore, materiale dhe jo-materiale, derisa dëshira të marrë trajtën e ëndërruar gjithë ato net. Befas ajri bëhet i lagësht, vetëkontrolli më humbet, bëhem pre e një vrulli emocionesh që më sulmojnë egër. Gjithçka ndodh tek un’ këtë çast, më kthen në statujë, në ajër, ujë, det. Reflektoj vetëm mpirje, as fjalë, as lëvizje, as mimikë, ...asgjë. Ty te pres...deri atëher’ kështu do të jem...!
Një dridhje e lehtë më përshkon trupin ndoshta për të kuptuar që jam njerëzor. Dhe rruga zbrazet, gjethet e pemëve bien të gjitha si mure ëndrrash...dhe ti për të mbërritur tek unë ecën mbi re... Më tej... ç’ndodh më tej??? Trupi më rëndon, fryma më merret. Eci mbi pikëpyetje pa fund që bien dhe që më thyen nën këmbë duke rënkuar. Je apo s’je ti që ecën krahë meje?! Jam apo s’jam unë që eci kaq i mrekulluar krah teje?!
Jemi apo s’jemi ne që po ngjisim këto shkallë mundimi për të mbërritur në strehën e ëndrrës? Po...jemi te dy... Tashmë ëndrra është një realitet...Më shkund nga pyetjet dhe mpirja një prekje, pastaj një shtrëngim e më pas një fshikje buzësh. Nëpër flegrat e hundës më kalon aroma jote, zbret në mushkëri e më mblidhet grusht në zemër.
Po... e ndiej se ti je, të ndiej që ti je. Zemra rreh me forcë duke thirrur emrin tënd:..!!!! O zot, a ka shkallë ngjitjeje lumturia, dëshira, gëzimi... PO?! Ahere po i pres të vijnë...! Ato je TI... Sytë lëngëzohen duke reflektuar nevojën dëshpëruese që kam për të të prekur, për të të ndjerë nga lëkura në tru. Për të gllabëruar të gjithën brenda meje. Dhe ti që më përshkon deri në mendim më përfshin të tërin në universin tënd. Harrohem, .. gjithçka e imja të dëshiron, të kërkon, të ëndërron. Të lutem më merr, të ftoj të përziejmë universet tona. Dhe gjithçka më pas është një kolaps i realitetit.
Ti rrjedh vrullshëm tek unë, qenia jote tretet në gjakun tim. Qielli çahet, yjet krisen, era trokëllin. Kometat kafshojnë bishtat e tyre për të mos klithur, hëna pikon dritë. Unë shpërbërë në mijëra grimca pluskoj në ajër, ti si tokë e tharë gllabëron esencën time, dhe çdo çast mbi çarçafë të qullura resh bien spazma të konsumuara deliri.
Ti më mbyt në fjalë lulesh, pastaj më ngjan me përpëlitje fluturash. Më këput krahët që në çast më rriten, dhe në djepe puthjesh më përkund. Të hedh nën këmbët e tua çdo maskë, të zbraz mendjen nga vetëpërmbajtja dhe lakuriq, krejt lakuriq me shpirtin hapur, të dorëzohem, duke u përulur përpara bukurisë tënde hyjnore...Bukuria s’është magji, është realitet jetësor i qëndisur me fije ari...Bukuri është dashuria që ndiej për ty!
Çdo klithmë që më rrëmben të gdhend tatuazh në zemër teksa thonjtë e mi gdhendin kënaqësinë time si poezi në lëkurën tënde. E di që në fund të këtij dueli, këtij trëndafili blu do ti kesh hequr çdo gjemb, e në duart e tua do shndërrohem në një tulipan të bardhë. Hap krahët dhe më prit...S’ka dashuri pa çmenduri..Ndryshe do të thuhej:
Ç’metamorfozë e marrë!
"E teksa shuhem në këtë shndërrim e rënkim...larg… shumë larg tokës të them: TI JE ZOTI IM, e dashur!!! Po unë kush jam për ty?! Perëndimi i një nate të bukur pranverore, që koha të solli rastësisht tek unë?! Ndoshta, pasi tek ty nuk ekziston ndjenja e vërtetë dashurore, por instinkti qejfdashës dhe i pakontrolluar në emër të interesit dhe shfrenimit pa ide dhe vetëkontroll!".

Komente 1