Albert Zholi
Dikur, Vajza Kosovare
Vajzë trime kosovare,
Ç’mi ke ata lot në sy?
Prmbi vetullat e paqta
Të lodrojnë vargonj të zinj!?
Ku është velloja e bardhë?
Buzëqeshja si flori?
Ku janë motrat dhe vëllezërit
Çështë kjo heshtje, veshur zi?!
Ja po çelin trëndafilat
Nëpër trupin tënd lëndinë
Kosovare shtojzavalle
Thure kengë për trimërinë.
Me zë malli u këndove,
Trimave që derdhën gjakun,
Si bozhure e fitores,
Derdhe lot, rrite zambakun.
Ajo...:
Trupi im lastar, beronjë,
Nëpër shekuj vrarë e prerë,
Si shqiponja tek flamuri,
Besën kisha në bedenë.
Ç’mi ke ata lot në sy?
Prmbi vetullat e paqta
Të lodrojnë vargonj të zinj!?
Ku është velloja e bardhë?
Buzëqeshja si flori?
Ku janë motrat dhe vëllezërit
Çështë kjo heshtje, veshur zi?!
Ja po çelin trëndafilat
Nëpër trupin tënd lëndinë
Kosovare shtojzavalle
Thure kengë për trimërinë.
Me zë malli u këndove,
Trimave që derdhën gjakun,
Si bozhure e fitores,
Derdhe lot, rrite zambakun.
Ajo...:
Trupi im lastar, beronjë,
Nëpër shekuj vrarë e prerë,
Si shqiponja tek flamuri,
Besën kisha në bedenë.
Komente 0