Albert Zholi
Shqiptari Anonim
-Hajde t’ja shtrijmë me bërxolla e koka-kola-thoshte njëri.
-Jo, jo shkojmë në një lokal në Pire-ia priste tjetri.
-Marrim nga një shoqe dhe shkojmë në Gudis-propozoi i treti.
Ata jepnin sejcili nga një mendim, por ai nuk i dëgjonte. Ndryshe ishte mësuar ai. Vetëm me djersën e ballit. Harrami nuk bëhet hallall, i thoshnin prindërit qysh kur qe ivogël. As e hapi portofolin dhe nuk pa ç’kishte brenda. U drejtua për në rajonin e policisë.
-Urdhëroni!-u tha gjithë edukatë dy policëve që i dolën para.
Hynë në zyrë për të bërë formalitetet. Kur dëgjuan emrin e kuptuan se nuk ishte grek.
-Nga je vogëlush?
-Nga Shqipëria.
-Shqiptar?!-shprehën habinë dy policët dhe shikuan njëri-tjetrin në sy.
-Çusdi, kam njëzetë vjet polic, por si nuk erdhi një nga fëmijtë tanë të bëjë një veprim të tillë?!
-Të lajmërojmë ANTENËN?
-Lajmëroje.
-Se si më duket, vetëm shqiptarët dorëzojnë portofola në polici!
-Edhe për vjedhja, për shqiptarët thonë, hajde e jepi shpjegim klësaj.
Kur po zhvillohej ky dialog vogëlushi rrëshqiti e doli jashtë. Dy shokët që e prisnin e pyetën:
-Hë, të dhanë ndonjë dekoratë?!
-Ah, çna hoqe nga goja një darkë të mirë!
Ai ndjehej i qetë. Nuk kish rëndësi që policëve u tha vetëm emrin dhe as një të dhënë se kush ishte dhe i kujt ish. Policët mund të shkruanin vetëm kaq: sot në orën kaq u dorëzua një portofol nga një vogëlush shqiptar….
Këtë ngjarje ma tregoi prindi-grek, njëri prej shokëve të vogëlushit që dorëzoi portofolin.
Në një emision tek ANTENA i zoti i portofolit, falenderoi "Shqiptarin e vogël", për dorëzimin e portofolit, që kishte veç dokumentave me rëndësi, edhe paratë e porsa tërhequra nga banka dhe kërkoi që të dorëzohej për ta shpërblyer.
Por shqiptari i vogël mbeti anonim…

Komente 0