Albert Zholi
Biznesmeni Sadik Tara
Atë mbremje kisha shkuar në hotel "Grad Britania" për të takuar disa miq të mi.
Ata kishin ardhur për një takim me përfaqësuesit e dhomave të tregëtisë dhe të ministrisëë së privatizimit, të organizatës së bashkëpunimit të Detit të Zi. Në hollin e hotelit luksoz, delegacionet vazhdonin bisedat miqësore për të forcuar më shumë lidhjet reciproke.
Miqtë ftuan në bisedë kryetarin e bezensmenëve të Turqisë, që pak më pare kish qenë objkt bisedash tek ne. rreth të gjashtëdhjetave, i gjatë, i bëshëm, i qeshur, gjithë energji ai më shtrëngoi dorën si dy miq të vjetër.
-Di pak shqip se nëna ime është nga Shkupi. Keni shumë cilësi të mira si komb, por nuk e di pse kini mbetur kaq mbrapa.
-E dijmë që jemi prapa, por ju do të na ndihmoni?-e pyeti, duke qeshur, Luani, kryetari i Dhomës së Tregëtisë.
-Eh, psherëtiu turku, -kam ardhur disa herë në Shqipëri, kam bërë bisedime për investime, por ç’tju them?! Në Rusi, Gjeorgji e gjetkë, shteti të ndihmon për një investim serioz. Investimi hap vende të reja pune, buxheti i shtetit do të vjelë taksa, ndërsa te ju është ndryshe-përfundoi Sadik Tara duke tundur kokën i menduar…

Komente 0