Albert Zholi
Dua Një Flamur Shqiptar
Bashkë me një mikun tim nga Kosova po bisedonim në hollin e hotel "Presidenti" në Athinë. Në bisedë e sipër dëgjoj një punonjës të hotelit t’i flasë një djali me shpinë nga ne:
-Zotëri, çfar kërkoni?(Në greqisht)
-Do ta gjej vetë- u përgjigj djali dhe kërkonte me sy në koridorin e hotelit, ku në disa tavolina ishin vendosur flamuj të disa vendeve të botës.
Zëri i djaloshit m’u duk i njohur, por nuk isha i sigurt. Nisëm përsëri bisedën. Në këtë çast dëgjoj djaloshin t’i drejtohet sportelistit.
-Ka flamuj nga të gjithë vendet e botës këtu?
-Jo nga të gjithë vendet, por ka nga shumë. Ju pikërisht cilë flamur doni?
-Dua një flamur shqiptar-foli qetë e krenar djaloshi.
Punonjësi i hotelit e pa i habitur.
-Pse çuditeni?
-Jo, jo asgjë-dhe u drejtua te një raft andej nga fundi. Pas pak u kthye me një flamur të vogël shqiptar në duar. U rrënqetha nga emocionet. Edhe miku nga Kosova.
-Urdhëro!-i tha sportelisti.
-Ai e mori në duar, e palosi dhe nxorri për ta paguar. Sportelisti nxorri të hollat për t’i kthyer mbetjen.
-Në këtë rast nuk i dua.
-Shqiptar jeni?
-Shqiptar e bir shqiptari, mos nuk ngjaj?
-Të lumtë!-i tha tjetri me admirim.
Djaloshi e përshëndeti dhe u nis për të dalë. Duke ndjekur këtë skenë unë u njoha me atë djalë. Ishte Arben Hito nga Saranda. Sapo u nda nga sportelisti unë i dola përpara. Më pa i habitur dhe m’u hodh në qafë.
-Ndjej një diçka të mangët në shtëpi pa këtë flamur….

Athinë, prill 1996
Më shumë nga Albert Zholi
- Shqiptarët Nëpër Botë, Kanë Një Gjak, Kanë Një Tokë...
- Vjeshta Dhe Ti
- Gjuha Jonë Sa E Mirë
- Ç’Më Tregoi Nënë Janulla
- Arat Po I Lënë, Po Marrin Kurbetin
- Lili
- Bisedë Me Një Rus
- Në Një Mbrëmje Vallëzimi Në Shkollë
- Babanë Nuk E Njoh, Nënën Ma Quajnë Irini
- Bixhozxhiu
- Biondina E Shpenguar
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
- Babai I Katër Fëmijëve
- Atë Natë
- Artemisa
- Zonja Vasilika
Komente 0