Albert Zholi
Lili
E shihja çdo të martë në llaqinë e Kallamaqit. Brune me flokë të shkurtër, elegante, e gjatë, serioze, ajo tërhiqte vëmëndjen e të gjithëve, kur kalonte. Disa herë më kish pyetur për disa çmime frutash. Nga të folurit nuk ishte greke. Një të martë ajo kaloi pranë me një libër nën sqetull. Ishte një fjalor shqip-greqisht.
-Mund ta shoh pak librin?-i them me mirësjellje në shqip.
-Me gjithë qejf, nuk e dija se ishit edhe ju shqiptar.-më thotë me buzëqeshje duke më zgjatur librin. E shfletova dhe ia ktheva duke i thenë:
-Është për fillestarët.
-E di, por kam mësuar shumë prej tij. Tani dua të gjej një libër tjetër. Mund të më ndihmosh?
-Do mundem. Tani keni ardhur?
Ajo më pa në sy për të më blerë mendimin dhe, pasi u bind te çiltërsia ime, më thotë:
-Nuk i kam mbushur ende tetë muaj-dhe psherëtiu thellë, shumë thellë.
-Jeni e martuar?
Pyetja ime e tronditi. Uli sytë. Pas pak më foli:
-Burri më ka vdekur. E mori deti. U nis me skaf drejt Italisë. Vetëm aty donte të shkonte. Atëhere e kisha vajzën shtatë-muajshe. Ajo nuk e ka njohur babanë. Shpesh më pyet për të jatin.
-Vajzën e keni me vete?
-Jo, vajzën ma mbajnë prindërit në Shqipëri. Unë nuk mundem se punoj brenda në një familje.
-Flet me vajzën në telefon?
-Thuajse çdo ditë, por tashti ajo mbush gjashtë vjeçe dhe më do pranë. Kushedi ç’mendon për mamanë e saj. Ndoshta mendon se nuk e dua. Kjo më shqetëson deri në pagjumësi…
-Mos u shqetëso. Ti je e ndërgjegjëshme se po bën një sakrifice të madhe për të mirën e saj. Janë të rralla ato nëna që ndahen nga fëmija për të mirën e fëmijës. Nesër do të rritet e do të thotë: Kam një nënë të mrekullueshme!
Asaj sikur i erdhi çahreja në vend. I ndritën sytë.
-Faleminderit, oh, sa nevojë kisha për këto fjalë! Vërtet kështu do të thotë vajza ime? Do ta bëjë këtë vlerësim për mua? Atëhere unë, Lili, do të jem nëna më e lumtur në botë.
Iku e gëzuar. Ecte si mbi një realitet tjetër, që shtrihej tek e ardhmja, krah më krah me vajzën e saj të mirë… Kjo nënë e re, me rininë e saj të humbur!…

Më shumë nga Albert Zholi
- Nëna, Ose Arkivoli Bosh Në Anë Të Udhës
- Jeta Plot Befasi
- Gjaku I Gjashtë Viteve
- Ç'të Bëj Me Këtë Copë Jetë Që Më Lanë?!
- Në Dhomën Nr-6-Të Të Një Shtëpie Publike
- Vetmini
- Më Varrosni Me Shami Në Kokë…
- Ah! Beso, Beso
- Fëmija Grek Që Mësonte Shqip
- Zonja Nga Athina
- Lypsi Që Nuk Është Lypës
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Rruga E Shpirtit
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
- Një Dhimbje Më Shumë…
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
Komente 0