Albert Zholi
Vorioepiroti
Atë ditë, në një pallat të ri që ishte në ndërtim e sipër, ku punoja provizorisht, vjen si punëtor edhe një shqiptar i ri. Sa u përshëndet pronari e pyeti:
-E dini gjuhën?
-Jam vorioepirot-u përgjigj ai me një greqishte që të vinte për të tështirë.
-Së pari unë të pyeta për gjuhën dhe së dyti nuk më intereson fare se nga je. Tashti nisni punën.
Të riut i ngriu qeshja-vorioepirote në buzë.
Të tilla ngjarje gjen përditë në Greqi. Mediokriteti i tyre arrin deri në përbuzje. Akoma nuk e kanë kuptuar këta fatkëqinj se kapitalizmi, ekonomia e lire e tregut, nuk do t’ja dijë për vorioepirotë, francezë, anglezë, shqiptarë… në ekonominë e tregut njeriun e prezanton puna dhe jo kombësia. Tashmë jemi integruar në jetën greke dhe njohim mire disiplinën e punës dhe mardhëniet pronar-punëtor. Shumë pronarë janë njëkohësisht edhe punëtorë. Kërkesa e llogarisë dhe konkurenca, në kapitalizëm, është e madhe edhe brenda një familjeje. Prindi dëbon djalin nga puna, se e ka djalë por jo punëtor të zotin.
Puna është pasaporta më e mirë e prezantimit…

Komente 0