Albert Zholi
Artani
Ndihmës hidraulik Artanin e futi një shoku i fëminisë. Pronari i shokut të Artanit ishte kumbara i pronarit që do të punonte Artani. Kështu vine këto punë, vetëm me njohje. Po nuk të dha njëri garanci, zor se gjen punë në Greqi. Sokrati, pronari i Artanit, ishte njeri i qetë dhe korrekt në të paguar. Edhe kur punëtori bënte ndonjë gabim, nga padija, ai nuk e ofendonte e as i bërtiste. Artani e mësoi shumë shpejt punën dhe nuk kish nevojë për prezencën e pronarit. Edhe ai e ndihmoi. Në sajë të tij, Artani solli në Greqi edhe dy vajzat. Pronari i gjeti një banesë aty afër. Edhe pronari i Artanit dy fëmijë kishte, tre-katër vjeçë më të rritur se vajzat e tij. Gruaja e tij nuk punonte dhe shtëpia ku banonte ishte prikë e saj. Dale-ngadalë sa u njoh në lagje, Artani gjente punë edhe pasditeve edhe të dielave. Dikush e merrte për të lyer, dikush për të lëvizur plaçkat…
-Kështu siç e ke nisur së shpejti do të bëhesh ti pronari im!-i thoshte me shaka Sokrati.
Edhe gruaja e Artanit mundi të sistemohej shpejt në punë, e ndihmuar nga e shoqia e pronarit. Në mbremje, kur pronar-Sokrati me të shoqen vinin për vizitë, Artani i priste mos më mirë. Ata, pronari dhe gruaja pinin të dy, burrë e grua nuk i ndaheshin uiskit e duhanit. Në shtëpinë e tyre nuk mund të rrije dot nga era e duhanit. Sokrati edhe në punë, tre-katër birra i kishte të zakonshme. Të premteve e të shtunave ata shkonin nëpër buzuqe, ku për çdo natë linin 50-60 mijë dhrahmi. Një afërmëngjes, kur po ktheheshin nga buzuqi, Sokrati bëri karambol me makinë dhe theu një dorë dhe e shoqia këmbën e djathtë. Veç shëndetit të tyre u detyruan të dëmshpërblenin edhe makinën që kishin karamboluar. Faji ishte i Soktarit të pirë. Ishin në krizë-paraje.
-Si e kini këmbën?-e pyeti Artani të shoqen e pronarit, në një nga vizitat e zakonshme.
Ajo nuk i dha përgjigje, por shtrëmbëroi fytyrën me bezdi. Artani u ngrit të ikte duke i përshëndetur. Sokrati u ngrit dhe e shoqëroi. Kur do ndaheshin Artani e pyet:
-Me se mund t’ju ndihmoj? Më duhet të bëj diçka për ju.
-Faleminderit, por atë që më duhet mua nuk mund të ma japësh-dhe psherëtiu.
-Ma thuaj se nuk i dihet.
-Lëre, lëre, nuk mund të më ndihmosh!
-Jo nuk iki pa më thënë. Të paktën të jem i qetë.
- Epo mirë, që të jesh i qetë po ta them. Më duhen një milion dhrahmi deri pasnesër, m’i jep dot? Unë do të t’i kthej pas një muaji. Shikon?
-Po, nesër në mëngjes i ke në dorë.
-Si! Ke në bankë njëmilion?
-Edhe më shumë se ç’kërkon halli tënd.
-Të lumtë mor djalë, kështu do të bësh prokopi në jetë. Nuk i dihet jetës duhet të jesh i përgatitur për shumë gjëra…

Më shumë nga Albert Zholi
- Nëna, Ose Arkivoli Bosh Në Anë Të Udhës
- Jeta Plot Befasi
- Gjaku I Gjashtë Viteve
- Ç'të Bëj Me Këtë Copë Jetë Që Më Lanë?!
- Në Dhomën Nr-6-Të Të Një Shtëpie Publike
- Vetmini
- Më Varrosni Me Shami Në Kokë…
- Ah! Beso, Beso
- Fëmija Grek Që Mësonte Shqip
- Zonja Nga Athina
- Lypsi Që Nuk Është Lypës
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Një Dhimbje Më Shumë…
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
- Rruga E Shpirtit
- Barba Mihali Me Gjuhën E Konicës
Komente 0