Albert Zholi
Gjashtë Sy
Hyri në shtëpi, gati në përhumbje të plotë. Gjymtyrët nuk i bindeshin. Në fytyrë i qe salduar një nënqeshje abstrakte. Çdo gjë përreth dukej e turbullt dhe e paqartë. Sa hyri, u plas në kolltuk. Babai, nëna dhe motra trembëdhjetë vjeçare e shihnin si të mpirë. Asnjëri nuk guxonte t’i afrohej. E shihnin dhe mendonin se ai kish marrë mbidozë heroine.
Arturi kishte mbi gjashtë muaj që kish hyrë në grupin e narkotikëve. Kohë me dhimbje, ankth, para të vjedhura në shtëpinë e tyre. Befas lëshoi një klithmë të përgjysmuar:
-Ujë!
Si me komandë u çuan të tre, por e jëma u gjend më pranë me godën në dorë. Ai e mori godën, instiktivisht, dhe e afroi në buzë. Dora i dridhej aq shumë sa gjysma e ujit u derdh në trup. Atë gjysmëujë e thithi me një të kthyer. Godën e lëshoi pa përgjegjësi. E motra e shihte me keqardhje, me lotë në sy. Në atë heshtje, shtëpia dukej si një burg-bunker pa asnjë rreze drite. Pas disa minutash dremitje sikur u përmend. Edhe gjashtë sytë që ishin mbi të sikur morrën jetë. Ai hapi sytë plotësiht dhe i ndaloi me rradhë tek nëna, babai, motra. Te motra ndaloi më gjatë. Si duket i bënë përshtypje lotët në sytë e saj.
-Pse më shikoni kështu, nuk ju pëlqej?! Eh, sot kam marrë diçka më tepër, por do të më kalojë. Si duket ju shqetësoj, atëherë po iki dhe nuk vij më që të mos më shihni-tentoi që të ngrihej. Ata u sulën dhe e ulën në kolltuk.
-Faleminderit, kjo tregon se më doni. Mos qaj ti motër, unë s’i bëj dem njeriu veç vetes sime.
-Po, pse kështu mor bir, nesër mbush nëntëmbëdhejtë vjeç. Ti duhet t’i dalësh krahë familjes tani-i foli babai me ton të butë.
-Unë krah familjes?! Unë s’jam i zoti i vetes. Unë dua vetëm drogë dhe gjumë. Nuk jam i aftë as të mësoj as të punoj.
-Ne lame atdheun për pak ekonomi e ti u katandise kështu pa një udhë në jetë?!
-Po, ne, ne, atdheu, ekonomia, turpi, nuk i njoh këto fjalë. Nuk i njoh morët vesh! Vetëm pluhurin e bardhë, ai është gjithëçka. Vetë më late të lire. As më flisnit nga veja e çfar bëja. Të më kishit futur në punë më parë…
Gjashtë sy e shikonin me dhimbje.
Gjashtë sy s’e besonin.
Gjashtë sy, që dikur e adhuronin…

Glifadha, 27.8.2000
Komente 0