>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Me Ato...

Të erdha si gjithmonë, marrosur pas teje
Në trupin që ngrihet mbi këmbët e gjata,
U shtrimë mbi kuverdë me puthje, përkëdhelje
Të na përgjonte ne dhe të rënkonte nata.

Se di pse një çast më ktheve kurrizin,
Sikur të mos isha, në cep të shtratit mbeta,
Brenda ngrihej llava ku hormonet përngjizin,
Vullkanin ku zien e përtërihet jeta!