Albi Lushi
Ajo Që S'bëra
E di, kur të plakem s'do jem ky që jam
Dhe mirë e di që plakja aspak nuk më dhemb
I druhem asaj që s'bëra dhe si peng e kam
Ajo u shkri me borën dhe me ëndrrat u shemb.
Ndaj, çdo minutë që ecën më duket sikur vdes
Sikur nuk jetoj kur diçka lë mbrapa
Ah, rrudhat në fytyrë dhe vdekja nuk më tremb
Më mbyt ajo që s'bëra sa herë që bie nata.

Komente 0