Albi Lushi
Recital I Shqiponjës
Më ktheni të bëhem prej shpendëve më të mirë
Përshembull më bëni shqiponjë,
Me vrull ti shkoj qiellit si një zog i lirë
E qielli të më quaj "zonjë".
Te shkruaj amanetet me puplat e reve,
dhe mjergulles se ngrysur ne mengjes,
Ndasitë e politikës, të njerëzve edhe feve,
Si kopil në prehër, percaresve t'jua zbres.
T'i tregoj botes si më rruan e më qethën
më shanë e me nëmën, ne tokë e mbi tokë
Më lidhën, me varën, më corrën, më zhveshën,
E për t'ju mburrur botës më vunë dy kokë.
Dy kokë qe perqeshin me gjuhët përjashta,
ngerdheshet nje bushter, dreqi dhe i biri
Do digjem si feniksi i koherave te lashta,
dhe lavdine do ringjall që nga hiri.

Komente 0