>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Vendi Im

Vendi im sa të kam dashur,
Sot të dua jo më pak
Herë pa cipë, herë cipëplasur
Të hanë hakun dhe e ke hak.

Hak e ke se fort na deshe,
Vend e komb na dhe dikur
Maskarenjtë me ar i veshe,
lekun tundin për flamur.

Ky vendi im, hapësirë pa vende,
"Më fal", -o mëmë që rëndë po flas,
Unë, biri yt, në rrugën tënde
Në udhëkryq s'u ktheva pas.

Ah, vendi im sa fort të desha
Por sot të dua shumë më shumë,
Gjerdanin tënd në varg e ngjesha,
Tok me ty po vdes dhe unë.