>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Një Mushkonjë

Një mushkonjë tinzare më sillet vërdallë,
E si soprano e ngjirur në vesh më këndon,
Dhe kjo për askënd nuk është diçka e rrallë
e rrallë nuk është as kur të pickon.

Nëpër trup më ngrihen bulza mishi të fryra,
dhe një " a cappelo "me ritm monoton,
E si për "kunj" më parakalon nga fytyra,
dhe këngën e ngjirur stonon.

Me magji më zhduket si Llambë e Aladinit,
e unë në mungesë e dënoj me varje,
Dhe ju gjakpirës me Kanunin e Lekë Dukagjinit,
Vritmëni për gjakmarrje!