Albi Lushi
Dashuromë
Të pashë, më pe, kur yjet binin,
Dhe sot si dje gjer natën vonë
Ne zgjuar rrinim kur engjëjt flinin
Dashuromë e Huaj, dashuromë!
Sërish të pashë dhe ditën tjetër,
Kur dielli zbehej mbi buzë të njomë.
Ti poezi dhe unë një letër...
bjer mbi mua, dashuromë!
Dikur dikush, diku më tha:
" Pa dashuri je thjesht' kufomë"
Unë në jetë gjeta gjithçka...
kjo je ti, veç dashuromë!
T'u dhash' m'u dhe, kur hëna plakej
mbi ne si re, fshehur në dhomë.
Një shenjë e shenjtë drejt meje zgjatej,
prej dashurisë, ndaj dashuromë!
Dhe sot si dje gjer natën vonë
Ne zgjuar rrinim kur engjëjt flinin
Dashuromë e Huaj, dashuromë!
Sërish të pashë dhe ditën tjetër,
Kur dielli zbehej mbi buzë të njomë.
Ti poezi dhe unë një letër...
bjer mbi mua, dashuromë!
Dikur dikush, diku më tha:
" Pa dashuri je thjesht' kufomë"
Unë në jetë gjeta gjithçka...
kjo je ti, veç dashuromë!
T'u dhash' m'u dhe, kur hëna plakej
mbi ne si re, fshehur në dhomë.
Një shenjë e shenjtë drejt meje zgjatej,
prej dashurisë, ndaj dashuromë!
Komente 0