Albi Lushi
Diku Aty
Tek ty lashë çdo gjë që pata
humba thellë në ata dy sy.
Aty diku më hodhi nata,
dhe ëndrrat thurëm diku aty.
Nuk mbaj mend ç’qe ajo stinë,
kur dashuronim ne të dy!
Aty diku me brishtësinë...
dhe zjarrin ndezëm diku aty.
Pse o Zot vuajtëm kaq shumë?
Fat a dreq ish për ne ky?!
Aty diku u fsheha unë,
dhe ti me gjete diku aty.
humba thellë në ata dy sy.
Aty diku më hodhi nata,
dhe ëndrrat thurëm diku aty.
Nuk mbaj mend ç’qe ajo stinë,
kur dashuronim ne të dy!
Aty diku me brishtësinë...
dhe zjarrin ndezëm diku aty.
Pse o Zot vuajtëm kaq shumë?
Fat a dreq ish për ne ky?!
Aty diku u fsheha unë,
dhe ti me gjete diku aty.
Komente 0