Albi Lushi
Preshevë
Preshevë,
thikë e mprehtë burrash të fortë
Të shkulën, por s’u qave,
Re, por nuk u vrave,
Në dredhi u ndave.
Dhëmbët të futën, por s’të mbytën!
E përgjakura tokë.
Preshevë,
Hon i thellë dhimbjesh pafund.
Me hanxhar t’u sulën,
Kamë e shpatë të ngulën,
Mal e qiell ta ulën.
Zemrën ta nxorrën, por shpirtin s’ta morën.
Forcë që mallin tund!
Preshevë,
Bijë besnike e Kosovës nanë.
Udhë t’u bënë patkonjtë,
Forcë të dhanë vargonjtë,
Dritë t’u bëne heronjtë.
Shpresat ti zgjon dhe gjakun ta vlon...
Dhè i tokës amë.
Preshevë,
Nënë bujare e trimave që lind.
Shpirti shqip të flet,
Malli gjoksin vret,
Loti ëndërren nget.
Gjithnje do jesh Kosovë, e Kosova...
Shqipëri!
thikë e mprehtë burrash të fortë
Të shkulën, por s’u qave,
Re, por nuk u vrave,
Në dredhi u ndave.
Dhëmbët të futën, por s’të mbytën!
E përgjakura tokë.
Preshevë,
Hon i thellë dhimbjesh pafund.
Me hanxhar t’u sulën,
Kamë e shpatë të ngulën,
Mal e qiell ta ulën.
Zemrën ta nxorrën, por shpirtin s’ta morën.
Forcë që mallin tund!
Preshevë,
Bijë besnike e Kosovës nanë.
Udhë t’u bënë patkonjtë,
Forcë të dhanë vargonjtë,
Dritë t’u bëne heronjtë.
Shpresat ti zgjon dhe gjakun ta vlon...
Dhè i tokës amë.
Preshevë,
Nënë bujare e trimave që lind.
Shpirti shqip të flet,
Malli gjoksin vret,
Loti ëndërren nget.
Gjithnje do jesh Kosovë, e Kosova...
Shqipëri!
Komente 0