Albi Lushi
Adelinë
Çelesh bahçesh plot aromë
Çelesh sythesh në çdo stinë
Kundërmon dhe bën jehonë
Zëri yt, Adelinë.
Dallëndyshet udhën grisin
Shend e verë drejt teje vijnë
Dhe bilbilat këngën nisin,
Këngën tënde, Adelinë.
Ndal shqiponja turravrapin
Edhe mali oshëtinë.
Hon ku zjarret shuajnë mallin,
Sytë e tu, Adelinë.
Tek ty tempujt thurën lutjet,
Ballë përballë me Perëndinë.
Në ty dielli shkriu puthjet,
Buzët tua, Adelinë.
Dridhet shpirti si ndër ethe,
Për ty vargu qiejsh ndrinë.
Si pikë shiu loz ndër gjethe,
Plagë e lotit, Adelinë.
Hënën, si gjerdan të verdhë
Do ta ul ku ke shtëpinë
Dhe të tretet si monedhë,
Në gjinjtë e tua, Adelinë.
Frynë e shfrynë tallaz prej deti,
Frynë e shfryjnë vargjet në rimë
Për ty këngën thur poeti,
Këngën tënde, Adelinë.
Çelesh sythesh në çdo stinë
Kundërmon dhe bën jehonë
Zëri yt, Adelinë.
Dallëndyshet udhën grisin
Shend e verë drejt teje vijnë
Dhe bilbilat këngën nisin,
Këngën tënde, Adelinë.
Ndal shqiponja turravrapin
Edhe mali oshëtinë.
Hon ku zjarret shuajnë mallin,
Sytë e tu, Adelinë.
Tek ty tempujt thurën lutjet,
Ballë përballë me Perëndinë.
Në ty dielli shkriu puthjet,
Buzët tua, Adelinë.
Dridhet shpirti si ndër ethe,
Për ty vargu qiejsh ndrinë.
Si pikë shiu loz ndër gjethe,
Plagë e lotit, Adelinë.
Hënën, si gjerdan të verdhë
Do ta ul ku ke shtëpinë
Dhe të tretet si monedhë,
Në gjinjtë e tua, Adelinë.
Frynë e shfrynë tallaz prej deti,
Frynë e shfryjnë vargjet në rimë
Për ty këngën thur poeti,
Këngën tënde, Adelinë.
Komente 0