>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Mendësi

U mësova me monotoninë e ditëve,
agimet që gdhihen dhe netët që ngrysin,
Kështu ishte shkruar t'ua hidhja viteve,
dhe përgjigjet më duken sikur pyesin!

Kështu shpeshherë mësohemi me të keqen,
s'diktojmë që ajo pushton orët dhe jetën
Kur një çast mendojmë se punët po ndreqen,
na duket se vrasim vetveten!