Albi Lushi
Ka Kohë
Ka kohë që koha qan për kohën
Për kohën që iku e më s'vjen,
Vajton arka, thërret Noen,
E keqja të keqen ndërzen.
Ka kohë që zemra qëndron mbyllur
E fshehur në skutë a në qosh,
Pastaj n'agoni si limon i shtrydhur
Rimbushet me shpresat aq bosh.
Ka kohë që dhe unë përpiqem të eci
Ndër udhët që s'të çojnë askund,
Hon ku engjëjt i prinë dreqi
Djall e dreq që s'paska fund.
Ka kohë që koha kërkon kohën,
E pres të vijë të martën...
Një Poet bashkë me Noen,
Për shpresat ndërtojnë varkën!
Për kohën që iku e më s'vjen,
Vajton arka, thërret Noen,
E keqja të keqen ndërzen.
Ka kohë që zemra qëndron mbyllur
E fshehur në skutë a në qosh,
Pastaj n'agoni si limon i shtrydhur
Rimbushet me shpresat aq bosh.
Ka kohë që dhe unë përpiqem të eci
Ndër udhët që s'të çojnë askund,
Hon ku engjëjt i prinë dreqi
Djall e dreq që s'paska fund.
Ka kohë që koha kërkon kohën,
E pres të vijë të martën...
Një Poet bashkë me Noen,
Për shpresat ndërtojnë varkën!
Komente 0