>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Bukurisë

Bukurisë s'kam mundur ti gjej një emër,
Krenar i jam përulur ashtu si të gjithë,
Disa që guxuan e thërritën Femër
të tjerët e lexonin në shpirt.

Bukurisë s'i ngarkova kurrë emër, as ngjyrë,
As shije, as jerm, as lot që të qajë,
Në do thirre ëndërr, dalldi pa fytyrë,
veç... asaj ti përngjajë...

Asaj që do!