>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Si Për Çudi

Një gotë verë si për çudi
më vjen ta pi dhe kur s'më pihet
Më ndodh shpesh dhe nuk e di,
Dehur shpirti më përtërihet.

Ah, t'më shihnit si i vardisem
të ngratës gotë me verë shumë,
E sjell vërdallë e vërdallisem
bashkë me verën edhe unë.

Pastaj ne, prej mallit tretur
Shkelim vjeshtën që era shkund
Unë gotën tënde kthej i etur,
Ti mendjen time pi me fund.