>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Përmes Syve

Të pashë nga larg, erdha shpejt,
të hapa sytë, ti m'i përpive
Si retë në muzg që puthin qiejt,
ne dashuri bëmë përmes syve.

Ohh, sytë tanë ta dish se ç'hoqën,
Si katallan e ndezën flakën,
Në shtrat shkëndijash u përpoqën
dhe si me lot në fund u lagën.
3 nëntor 2017