>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Ngushëllim Dashurie

Nuk do mend që dashuria,
në kurth ka zënë shumë të tjerë
Padyshim që edhe mua,
si fatkeq, poet të mjerë.

Pak dinak kam qenë në fakt,
se nuk rashë si çdo njeri.
Kur ajo më sillej qark,
unë krijoja poezi.