>
LETERSISHQIP
Albi Lushi

Muzg

Kohë e zezë, njerëz të zinj,
Si re që frynë e shfrynë me shi
Bastexhinj e mostërxhinj
Pjell e ngjiz shekull të ri.

Si hije vijnë e shkojnë si hije,
Me gjak të zi si blozë që nxi,
Sterron në terr nata kur bie
dhe sërish ti, gjysëm njeri.

Ide të zeza, i zi mendimi,
Fjalë si helm, zi e më zi,
Pjalmoset rrena kur lind premtimi,
Si korb i zi në qiellin gri.

Ky mot që ndot nuk ka më shpresë,
Dhe sot sa kot, e ardhmja rri!
Unë si piktor në tabllonë e zezë,
Ngjyrosa stinët, zi e më zi!
12 nëntor 2017