>
LETERSISHQIP
Alma Papamihali

Ndonjëherë

Bota të duket e vogël,
sa mundesh ta mbash në duar,
ëndrra të duket pa vlerë
sa mundesh ta shohesh dhe zgjuar,
dita të duket sekondë
dhe orëve vlera i´u humb,
ndonjëherë të pamundurën kërkon,
por s´mundesh ta gjesh askund.

Ndonjëherë, te duket bota e vogël,
me veten ecur brenda saj,
në duar botën kur mban
i heshtur, ndihesh pafaj.
Ndonjëherë, por vetëm ndonjëherë
arrin të mbash një botë në duar,
e vërteta fare ndryshe mbetet,
ti thjesht vetëm ke imagjinuar.