>
LETERSISHQIP
Alma Papamihali

Mos Harro

Kur të ndjesh hapa të shpeshtë
që lëkundin tokën vetë,
mos kujto se hijet vdesin,
do të vi dhe në s´më pret,
…se për fjalë dhe për besë
kohë më parë është mbajtur burri,
ja që kohët kanë ndryshuar,
kur qan gruaja, zbutet guri!