Anila Varfi
Më Thua!
Ti thua: Arsyen mos e humb,
E un’ po du me e humb!
Ti thu: Mos u trishto mungesës time!
E un’ si mund!?
Ti thu: Gzoniu ditës,
Anipse pa mu…
E un’ përtoj me u gzu!
Ti thu: je me mua …
E un’ plas prej gzimit!
Tregomi dëshirat e tua
E un’ me timen frymë do t’u këndoj ninulla!
Ti m’avitesh ëndrrave,
Muzikë e huazuar sirenash…
E un’ mbys veten
E përmbytur mirazhesh që më ndjell!
Bregut dallga përplaset me tonet e zërit tënd
E un’ bredh me oshëtimën e fjalëve të tua në hapat e mi.
Ti thua…
E un kris si qelq,
Se Ti thua…
Shumë gjëra më thua …
Un’ veç shpupirisje flokësh dua…
Dua… sa shumë dua!
E un’ po du me e humb!
Ti thu: Mos u trishto mungesës time!
E un’ si mund!?
Ti thu: Gzoniu ditës,
Anipse pa mu…
E un’ përtoj me u gzu!
Ti thu: je me mua …
E un’ plas prej gzimit!
Tregomi dëshirat e tua
E un’ me timen frymë do t’u këndoj ninulla!
Ti m’avitesh ëndrrave,
Muzikë e huazuar sirenash…
E un’ mbys veten
E përmbytur mirazhesh që më ndjell!
Bregut dallga përplaset me tonet e zërit tënd
E un’ bredh me oshëtimën e fjalëve të tua në hapat e mi.
Ti thua…
E un kris si qelq,
Se Ti thua…
Shumë gjëra më thua …
Un’ veç shpupirisje flokësh dua…
Dua… sa shumë dua!